Hykmete Bajrami: Nëse Vetëvendosje nuk dëshiron të qeverisë, le të dorëzohet – kjo është uzurpim i institucioneve

Deputetja e zgjedhur e LDK, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se nëse ata nuk kanë vullnet të qeverisin, duhet të dorëzohen. Situata aktuale është e papranueshme dhe se në vend të udhëheqjes së përgjegjshme, kemi të bëjmë me uzurpim të institucioneve. Nëse këta nuk duan të qeverisin, është shumë e thjeshtë – mund të dorëzohen. Kjo situatë më shumë mund të interpretohet si uzurpim i institucioneve nga ana e tyre, u shpreh Bajrami. Ajo shtoi se përfaqësuesit e pushtetit aktual po shkelin ndarjen e funksioneve të pushtetit, duke mbajtur njëkohësisht pozita që janë në kundërshtim me legjislacionin dhe Kushtetutën. Nuk mundesh me qenë edhe deputet edhe kryeministër. Nuk mundesh me qenë në të njëjtën kohë edhe deputet edhe ministër. Këto janë funksione të ndara. Ka qenë një kohë kur ministrat kanë pasur mundësi të jenë edhe deputetë, por tani ka ndërruar legjislacioni, ka ndërruar Kushtetuta, theksoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …