Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është deklaruar lidhur me qeverisjen nga Lëvizja Vetëvendosje në krye të institucioneve të vendit. Bajrami ka thënë se parulla e Vetëvendosjes “Krejt dhe drejt” është shndërruar në krejt kundër të gjithëve. Partia në pushtet është kundër mediave pse s’po raportojnë sipas qejfit te tyre; Partia në pushtet që protestonte e merrte pjesë në secilën grevë, është kundër të gjithë sindikalistëve; Partia në pushtet është kundër mësuesve, pse po kërkojnë rritje pagash; Partia në pushtet është kundër kujtdo që ankohet pse po ka reduktime të energjisë elektrike në pikë të verës; Partia në pushtet është kundër secilit që thotë të vërtetën që Albin Kurti po jetëson marrëveshjet e mëhershme me Serbinë, ka shkruar deputetja Hykmete Bajrami në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …