Hykmete Bajrami: Për më pak se tri vite ministritë kanë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete nga niveli qendror

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, për kontratat njëburimore. Ajo  ka bërë të ditur  se për më pak se tri vite janë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete nga niveli qendror.  Janë 16 ministri që nëse kish qenë mesatarja 1 milion euro në vit për ministri do të duhej të ishin 48 milionë euro kontrata sekrete për tri vite, por sipas KRPP-së janë nënshkruar 209 milionë euro. Vetëm një nga gënjeshtrat e ministrit të financave, Hekuran Murati  që sot e tha në seancë peshon hiç më pak se 161 milionë euro. Për shkaqe objektive nuk jam në seancë por ministri i Financave po thotë plot të pavërteta. Diferenca në mes 209 dhe 48 milionë euro është 161 milionë euro. Kaq peshon gënjeshtra e Hekuran Muratit. Ai prapë i referohet skandalit të Thesarit, por anashkalon faktin se drejtorin e Thesarit e ka bërë guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, saktësoi, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …