Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas fillimit të procedurave nga Qeveria për largimin e kryetarëve në komunat veriore. Ajo ka shprehur dhembshuri për Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, për të cilin ka thënë se “partia ka vendosur ta sakrifikojë dhe të dalë më vonë me shifra se sa muaj, javë, ditë, orë e minuta ka qëndruar ai në zyrë i ngujuar”. Zonja Bajrami ka thënë se Qeveria po dorëzohet pasi Kosovës iu vendosën sanksione. Qeveria e shifrave, Partia në pushtet, tashmë ka dëshmuar se shkelë secilin njeri e familje dhe keqpërdor gjithçka që i del përpara për tu dukur me pak e dështuar. Më dhimbset Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores Fatime Hetemi. Tash turpshëm po bëhen gati të dorëzohen. Dorëzimi i tyre po ndodh pasi Kosovës iu vendosën sanksione dhe së fundmi edhe delegacione të rëndësishme amerikane po i shtyjnë vizitat në Kosovë, ka shkruar mes tjerash Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …