leoni

Hykmete Bajrami: Qeveria-Kurti po ia forcon edhe më tej pozitat, Serbisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kritikoi ashpër qeverinë në tubimin e LDK-së, me moton,  “Ndryshimi” në Prishtinë. Ajo deklaroi se veprimet e qeverisë aktuale po favorizojnë Serbinë, ndërsa Kosova përballet me sanksione ndërkombëtare. Duke iu referuar marrëdhënieve strategjike të Serbisë me Amerikën,  Gjermaninë dhe Francën. Hykmete Bajrami theksoi se këto zhvillime janë shqetësuese për Kosovën. Në fjalimin e saj, ajo premtoi gjithashtu një rritje të pagave në sektorin publik, nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër. Ajo u bëri thirrje 83 mijë shërbyesve civilë të besojnë në zotimin e LDK-së, duke premtuar një rishikim të buxhetit dhe koeficientit të pagave, i cili do të rritet nga 110 në 150 euro brenda javës së parë të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …