Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024 është më ulët se në vitin 2018. Ajo saktëson  se këtë konstatim e nxjerr nga të dhënat e ministrisë së Financave, ku nga 859 milionë euro të parapara për investime kapitale në vitin 2024, janë shpenzuar vetëm 225 milionë nga niveli qendror dhe 189 milionë nga niveli lokal. Kjo qeveri per 4 vite nuk arriti të lë një shenjë pozitive në këtë vend. Dobët, shumë dobët.  Dersia kjo qeveri ka marrë nga qytetarët dhe ka shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin 2018 për periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024, investimet kapitale të nivelit qendror janë për plot 65 milionë euro me të ulëta në se ato të vitit 2018. Po sikur ta marrim në konsideratë edhe inflacionin që ka ndodhë gjatë këtyre viteve gjendja përkeqësohet edhe për se paku 25%, e që ky në fakt është realiteti. Me duhet të potencoj këtu se për dallim nga qeveria qendrore, komunat kanë performuar më mirë.

Kontrolloni gjithashtu

FBI

FBI-ja po e heton sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, ka bërë të ditur ambasadori amerikan, Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se FBI-ja po heton sulmin …