Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video të kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës së djeshme në Kuvend, ku ai dha një deklaratë lidhur me numrin e të punësuarve. Bajrami theksoi se deklaratat e Kurtit janë demantuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që pas disa orësh të deklaratës së Kurtit tha se “në fund të vitit 2019 kanë qenë 363 mijë të punësuar. Ajo kritikoi kontradiktat e qeverisë, duke theksuar se kjo e fundit po bie vetë në kazanin e propagandës që po tenton t’i ngarkojë të tjerëve. Ajo i referohet një deklarate të Kurtit, i cili gjatë seancës tha se “në mars të vitit 2021, kur ne e kemi marrë mandatin, kanë qenë 350 mijë të punësuar,” ndërsa Murati i ka kundërshtuar këto shifra vetëm disa orë më vonë. Hykmete Bajrami vuri në dukje se të dhënat zyrtare dhe raportet tregojnë se rreth 10 mijë vende pune janë formalizuar gjatë pandemisë, duke shtuar se është e paqartë se cili informacion është i saktë. Ajo përfundoi se qeveria po e dëmton vetën me kontradiktat dhe propagandën e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …