leoni

Deputjetja e LDK-së

Hykmete Bajrami: Qytetarët e votuan Albin Kurtin për premtimet e tij dhe jo të vajtojë për 20 vjetët e kaluara

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se deri tani nuk kanë parë se cila është ideja e Qeverisë Kurti për të menaxhuar situatën e krizës energjetike. “Deri tani na është thënë se strategjia është duke u zgjidhur nga disa ekspertë, nuk është se kemi pasur diçka që na u është prezantuar. Kështu që mendoj qytetarët më 14 shkurt kur e votuan e Albin Kurtin  për premtimet e tij dhe jo të vajtojë për 20 vjetët e kaluara”, ka deklaruar, deputetja Hykmete  Bajrami. “Qeveria, kryeministri Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ishin spektatorë të krizës energjetike derisa të tjerët merrnin masa. Ata thirrjet për këtë çështje i filluan në dhjetor, gjatë muajve të tjerë kur të tjerët merrnin masa nuk ka pasur asnjë lloj paralajmërimi nga ata, në fakt i përqeshnin të gjithë ata që thonin se po hyjmë në krizë energjetike. Zonja Bajrami ka shtuar se situata sot është se si të dilet nga situata në të cilën është vendi, sipas saj, tarifat e propozuara nga Zyra Rregullatorit të Energjisë për menaxhimin janë masa diskriminuese, ku shtoi se këto masa janë të propozuara në bashkëpunim me Qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …