Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është qeveria ajo që e ka rritur bazën tatimore për tatimin në pronë dhe kërkoi nga ministria e Financave që sa më shpejtë të procedojë me ligjin e ri për tatimin në pronë. Ajo pas rritjes së faturave të tatimit në pronë, në emër të LDK-së i kërkoi ministrisë së Financave që me vendim të veçantë të pezullojë aplikimin e rivlerësimit të fondit të patundshmërive dhe faturat e vitit 2023, sipas saj, të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022. Rritja e bazës tatimore për tatimin në pronë është rezultat i drejtpërdrejt i vlerësimit të pronave nga ana e ministrisë së Financave dhe lajmëroi se kërkesat e LDK-së do t’i paraqesin në formë rezolute. Rritja e bazës tatimore është arrogancë nga ana e kësaj qeverie cila po shihet çdo ditë se i ka braktisur qytetarët”, ka deklaruar deputetja Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …