leoni

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të përfundojë pa përmbyllur procesin e konstituimit dhe se, sipas rregullores, ajo duhet të vazhdohet çdo 48 orë. Bajrami tha se qëndrimi i LDK-së do të mbetet i pandryshuar edhe në vazhdimin e seancës të premten. Nuk ka ndryshuar asgjë. Neve po na kërkohet të shkelim Kushtetutën dhe ligjet, gjë që është e papranueshme. Bllokada nuk është përgjegjësi e LDK-së, por vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, theksoi Bajrami. Ajo akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosrespektim të ligjit duke pretenduar se ai nuk ka dhënë dorëheqje siç kërkohet me ligj. “Pavarësisht letrës që publikoi, Kurti ka vazhduar të thërrasë mbledhje të qeverisë dhe të marrë vendime. Ligji është i qartë: dorëheqja duhet të ndodhë një ditë para certifikimit. Ne këtë e kemi toleruar, por tash po kërkojmë që dorëheqja të ndodhë para betimit të deputetëve”, u shpreh ajo. E kanë bërë shkeljen normë, duke injoruar Kushtetutën më shumë se dhjetë herë. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj, përfundoi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …