Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Shefja e nëntokës së Vetëvendosjes, Dejona Mihali, duhet të sqarohet publikisht për punën e saj

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kritikja më e njohur me fakte dhe më e pasur me argumente reale,  ka reaguar ndaj  zyrtares së Vetëvendosjes, Dejona Mihali, duke kërkuar llogaridhënie dhe transparencë për një sërë çështjesh që prekin qytetarët e Kosovës. Ajo, në një deklaratë publike, e ka pyetur zyrtaren e Vetëvendosjes për realizimin e premtimeve të bëra nga qeveria aktuale, përfshirë ndërtimin e çerdheve dhe banesave, uljen e çmimit të energjisë dhe produkteve bazë, përfundimin e projekteve rrugore, dhe për progresin në çështje të rëndësishme ndërkombëtare si anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe njohjet e reja diplomatike. Deputetja, Hykmete Bajrami ka kërkuar sqarime për rastet e korrupsionit të pretenduar dhe punësimet në institucionet publike. LDK-ja  asnjëherë nuk është dikush që i shkruan tekstet apo i dikton reagimet, duke nënvizuar pavarësinë dhe integritetin e saj politik. Ky do të jetë reagimi im i fundit ndaj zonjës, Mihali, derisa të japë përgjigje për këto dhe shumë pyetje të tjera, ka përfunduar deputetja Hykmete Bajrami, duke kërkuar përgjigje të qarta dhe konkrete nga Qeveria-Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …