Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që me një vendim të pezullojë aplikimin e rivlerësimit të fundit të pronave në vend dhe faturat e tatimit për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022, me qëllim për ta lehtësuar barrën e qytetarëve që janë goditur nga inflacioni i lartë, Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është shqetësuese dyfishimi i çmimit në tatimi, pasi që nuk janë marrë parasysh edhe rrethanat socio-ekonomike. Ajo ka kërkuar nga Ministria e Financave të procedojë sa me parë në Kuvend, ligjin e ri për tatim në pronë, si dhe shtyrjen e zbatimit ndryshimin e ligjit për prona. Ajo thotë se Departamenti i tatimit në pronë, në bashkëpunim me komunat gjatë vitit 2023, të bëjnë rishikimin e plotë të procesit të ri-vlerësimit të pronave pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ngastrave kadastrale. Deputetja Bajrami ka thënë po ashtu se shtrenjtimi i tatimit në pronë mbi 100 për qind, ka goditur qytetarët edhe më shumë në kohën kur inflacioni ka varfëruar shportën e konsumatorit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …