Hykmete Bajrami: Shuma e kredive të qytetarëve në banka ka arritur në 5 miliard e 600 milion euro

Ekspertja e ekonomisë, Hykmete Bajrami ka shkruar se përderisa pushteti po bën përpjekje për t’i mashtruar qytetarët me numra, shuma e kredive të qytetarëve në banka ka arritur në 5 miliard e 600 milion euro. Ajo ka shkruar se derisa fal politik bërjes së keqe nga Qeveria Kurti, qytetarët po marrin borxh për të mbijetuar.

Dje, Hekuran Murati paska mbajtë një ligjëratë propaganduese në Gjakovë. Ai u mundua t’i bindë gjakovarët se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti – sipas tij 1.5 miliardë euro. Madje po krenohet se qeveria e tij nuk po bën të njëjtën gjë. Por e vërteta qendron ndryshe nga deklaratat e Muratit:

  1. Qeveri ka vazhdu me marrë borxhe, nuk kanë marrë vetëm kur s’kanë mundur t’i ketë 80 vota në Kuvend.
  2. Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh, sepse nuk ka pasur investime kapitale; as autostrada, as spitale, as shkolla, asgjë. Pra në vend se Qeveria të marrin borxhe për zhvillim, falë rritjes enorme të çmimeve kanë marrë më shumë para nga qytetarët, duke i varfëruar ata.
  3. Politikat e qeverisë kanë futur qytetarët në borxh. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën pre 5.668 miliardë euro. Vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja” ka shkruar mes tjerash, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj,  theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …