Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar sërish Qeverinë-Kurti e cila po gënjen mbi pagën mesatare. Gënjeshtra e radhës e pushtetit se kinse “paga mesatare në mandatin e tyre qenka rritë prej 580 euro në 780 euro”. Kjo është farsë si vet qenia e partisë në pushtet. Unë pyes qytetarët sa prej jush keni pasë ngritje page 200 euro nga viti 2019 në 2024? – Pothuaj asnjë. Sa prej jush paguani çmime me të larta për së paku 50% për secilin artikull të konsumit të përditshëm? Të gjithë”. Paga në tri vitet e fundit iu ka rritë kryeministrit nga 1 mijë e 450 euro në 2 mijë e 280 euro, ministrave nga 1 mijë e 150 në 1 mijë e 750 euro, këshilltarëve nga 500 euro në rreth 1000 euro, asistentëve dhe shoferëve të tyre”. Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj”, thekson ajo. Gjithashtu, deputetja, Hykmete Bajrami ka shkruar se ministri i Kulturës përpos që paguan konsulentë me paga super të larta së fundmi pa fije turpi dha qindra mijëra euro për OJQ që i ka themeluar vetë dhe bashkpartiakët e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …