Hyrije Lili Sheqiri: Mësuesi suedez dhuron libra në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë
Mësuesi Anders Wessman dhe shkrimtari Rizah Sheqiri

Hyrije Lili Sheqiri: Mësuesi suedez dhuron libra në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë

Mësuesi suedez,  Ander Wessman (i vetëquajturi  Ilir Anders Kosova) dhe shkrimtari  ynë,  Rizah Sheqiri, si urim për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë, dhurojnë libra në gjuhën shqipe, për fëmijët shqiptarë.

Në vigjilje të 28 Nëntorit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së së Flamurit tonë kombëtar, mësuesi suedez dhe miku i shqiptarëve Anders Wessman nga Udevalla dhe shkrimtari ynë Rizah Sheqiri me banim në këtë qytet në perëndim të Suedisë, urimin për 28 Nëntor kanë vendosur ta bëjnë ndryshe, këtë herë duke dhuruar libra në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë.

Në dedikim-urimin e tij mësuesi suedez shkruan kështu:

“Rroftë Dita e Flamurit ! Rroftë miqësia suedeze – shqiptare!”

Besoj është një shembull i rrallë dhe i veçantë urimi  për festën tonë më të madhe kombëtare, sepse më shumë se gjithçka tjetër shqiptarëve, kudo qofshin ata, e veçanrisht shqiptarëve në diasporë iu duhet dituria, ruajtaja dhe kultivimi i gjuhës së bukur shqipe.

Në prak të Festës së Pavarësisë edhe unë në rolin e mësueses së gjuhës amtare për nxënësit shqiptarë, nxënësve, kolegëve të mi mësues të gjuhës amtare, prindërve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë ju uroj Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë me urimin për shëndet, rezultate në punë e në jetë, si dhe suksese sa më të mëdha në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe.

Gëzuar!…

Hyrije Lili Sheqiri,  është  mësuese e gjuhës shqipe  në Uddevalla të Suedisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …