Zëvendës-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka mohuar shkrimet në medie që bëjnë të ditur me fakte se ai merr shuma parash nga kompania “Bageri”, e cila ka fituar disa tenderë nga kjo ministri. Ai madje është ankuar se me paratë që merr në ministri, më shumë se 1000 euro në muaj dhe me benifitet e tjera mezi ia del pasi ka dy fëmijë të vegjël. Unë jetoj prej një page dhe pasurinë time e kam të deklaruar, unë mezi e kaloj muajin, sepse kam dy fëmijë të vegjël dhe shpenzimet janë të mëdha Ai më tej tha se deri para disa muajve ka jetuar me qira dhe vetëm tani ka arritur të blejë banesë, edhe pse ka shërbyer si drejtor në Komunën e Prishtinës për katër vjet. Derisa z. Durmishi kërkon të mos iu besohet medieve në rastin e tij, kush është ai që i beson këtij zotëriut se po hiçka keq me një pagë mujore tetë herë më të madhe se mesatarja aktuale në Kosovë dhe sa paga e shtatë veteranëve bashkë.