Bujar ejupi

Hysen Durmishi, ka marrë vendim për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, zëvendësi i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka paraqitur vendimin për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të drejtor të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi. Ky vendim është miratuar nga Qeveria e Kosovës, pasi zyrtari Durmishit ka qenë se Bujar Ejupi ka bërë disa shkelje. Bujar Ejupi tri javë më parë e kishte paralajmëruar skenarin që ndodhi sot? Ejupi më 2 gusht kishte shkruar se Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë shënjestër e sulmeve nga grupe të caktuara, që nga momenti kur si drejtor ka gjetur keqpërdorime në ACC dhe të njëjtat i ka lajmëruar tek institucionet përgjegjëse. Në këtë reagim të tij Ejupi kishte listuar më shumë se në dhjetë pika të gjitha punët që kishte arritur t’i kryente dhe denoncimet që kishte bërë për keqpërdorimet e gjetura. Ai kishte thënë se reagimet negative ndaj kërkesës së tij për ligjshmëri, shfaqin nivelin e ndikimit dhe rezistencën që iu bëhet vendimet të tij për transparencë dhe ndryshime pozitive në ACC. Bujar Ejupi ishte emëruar drejtor në ACC me propozim të Arban Abrashit në Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti në qershor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …