Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Durmishi, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se sapo e kanë pranuar raportin. Sipas tij, raporti që është pranuar sot është preliminar dhe se pas këtij do të presin edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.
