Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar para protestuesve, që kanë marrë pjesë në protestë, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë se veteranët janë mbledhur për t’i treguar regjimit fashist të Beogradit se nuk i frikësohen, pasi UÇK-ja ka bërë luftë të pastër, madje luftën më të pastër në fundshekullin e kaluar. Gjeneral Haradinaj, figura kryesore e AAK, doli dy herë i pafajshëm nga gjykata në Hagë. Serbia në vend që të kërkojë falje për krimet e bërë në luftë, ajo po vazhdon me avazin e vjetër”, tha kryetari i veteranëve, Hysni Gucati. Protesta ku morën pjesë disa mijëra veteranë e qytetarë përfundoi e qetë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …