Kosova ka treguar vullnet dhe përkushtim për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Skender Hyseni gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë. Ndër të tjera ai theksoi se Kosova e ka një polici të shkëlqyeshme, por askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme, sepse këtë nuk mund ta garantojnë as shtetet tjera. “Është e vërtetë që një numër i kosovarëve u janë bashkuar fronteve të huaja të luftës. Por, edhe institucionet kanë ndërmarrë disa veprime, përfshirë edhe miratimin e Ligjit që sanksionon pjesëmarrjen në luftërat e huaja”, ka thënë Hyseni. Ministri e përmendi edhe strategjinë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit. “Bazuar në këtë strategji, ne kemi ndërtuar edhe planin për deradikalizmin e këtyre njerëzve”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …