Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka paralajmëruar se LDK-ja nuk do të bëhet bashkëfajtore për prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka theksuar më tutje se kryeministri, Albin Kurti duhet të ruajë marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka shtuar më tutje se mos prishja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është parim i panegociueshëm për LDK-në dhe se Kosova nuk guxon të pres të ndodhin gjëra që do të tregonin qartë prishjen e raporteve me Amerikën.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …