Ish ministri i Punëve të Jashtme të vendit tonë, Skënder Hyseni ka deklaruar se në Hagë nuk po dënohen vetëm drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por një popull i tërë. Ai ka theksuar më tutje se pretendimet se kjo gjykatë po krijohej për të hetuar pandehmat idiotike të Dik Martit, për “trafikim organesh” doli të ishte një mashtrim dhe lojë e imponuar makabre për barazimin e agresionit gjenocidal serb mbi Kosovën dhe popullin e saj me luftën e drejtë e çlirimtare të popullit të Kosovës. “Marshi Për Drejtësi nuk duhet të ndalet. Sepse, populli i Kosovës kerkon drejtësi dhe asgjë tjetër. Bota duhet ta kuptojë që t’ia mohosh drejtësinë një populli të tërë është krimi më i rëndë dhe më i dënueshëm!”, ka shkruar ish ministri i Punëve të Jashtme të vendit tonë, Skënder Hyseni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …