Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka dekalruar se nga koha e shpallës së pavarësisë, Kosova asnjëherë nuk ka qenë me e izoluar në rrafshin ndërkombëtar. “Për më pak se 14 vjet, Kosova si shtet i pavarur, ka bërë progres të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, dhe, sot në të gjitha planet, qëndron më mirë se më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, e të cilat nuk kanë përjetuar tmerret e luftës dhe shkatërrimit që ka përjetuar vendi ynë. “Paraqitjet skandaloze të Presidentes, Kryeministirit dhe Ministres së Jashtme të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe forume tjera ndërkombëtare, në të cilat predominon portretimi i Kosovës si vend i krimit dhe korrupcionit, duke pretenduar se këta janë të dërguarit e Zotit për ta ndryshuar këte, janë mirëpritur nga kundështarët dhe kontestuesit e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që përkrahësit dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Kosovës zihen ngusht dhe disi ‘në faj, sepse paskan ndihmuar krijimin e një shteti “monstër”’ A është mohimi i vet qenies së Kosovës dhe bllatosja e saj, prioritet i politikës së jashtme të binomit Osmani-Kurti, të cilët, me votën tuaj qytetarë të nderuar të vendit tim dhe me votën e deputetëve të zgjedhur nga ju, kanë ardhur në krye të shtetit tonë të dashur! Përgjigjen në këtë pyetje duhet ta jepni JU, ka shkruar mes tjerash ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …