Duke komentuar rritjen e numrit të rasteve të reja të kancerit të gjirit, drejtori i Institutit Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni ka deklaruar se ndonëse krahasuar me vitin 2016, këtë vit ka më shumë raste të evidentuara, kjo shpjegohet me rritjen e vetëdijesimit për diagnostifikim të hershëm të kancerit. Ai ka shtuar më tutje se pothuajse çdo vit rritet numri i të prekurve me kancer, por që më shumë është rreth asaj se tani kemi zbulim të hershëm dhe ka një rritje të efikasitetit të pajisjeve, pastaj është edhe sensibilizimi e të tjera. Kështu që mendoj se nuk paraqet shqetësim kjo rritje. Hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit mund të parandalohet në shumë mënyra.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …