leoni

Hysni Ahmeti zgjedhet kryetar i degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë

Hysni Ahmeti zgjedhet kryetar i degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, dega e Nismës për Kosovën në Mitrovicë, në prani të shumë delegatëve ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, me ç’ras kryetar i degës në këtë qytet u zgjodh Hysni Ahmeti. Të pranishëm në Kuvend  ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shefja e Grupit Parlamentar Valdete Bajrami, deputeti Enver Hoti, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Nismës. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka uruar degën e Nismës në Mitrovicë për Kuvendin Zgjedhor, e po ashtu ka folur edhe rreth situatës politike në vend. Krasniqi tha se NISMA për Kosovën dëshiron që ta kthen politikën në duart e qytetarëve duke vënë në qendër njeriun dhe nevojën e tij për më shumë liri, të drejta e mundësi të barabarta. Ne duam një parlament që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, që janë ligjbërës të përgjegjshëm dhe kontrollues të kujdesshëm të shpenzuesve të parasë publike nga institucionet e shtetit, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar gjithë anëtarët dhe simpatizantët e NISMA’s në Mitrovicë, për angazhimin e deri tanishëm, dhe ka uruar ata për këtë Kuvend Zgjedhor. Limaj, tha se Veriu i Mitrovicës as nuk administrohet, as nuk qeveriset, dhe si asnjëherë më pare Serbia është prezentë, e organizuar, njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, heshtë. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës. Në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbej vendit të vet, madje as në kohën e Rankoviqin, kjo sepse në institucione nëntë punojnë mbrapsht e një mirë, prandaj ne duhet të angazhohemi që nëntë të jenë në shërbim të vendit. Në këtë vend duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, po i shërbeve vendit, këta ose të qojnë në burg, ose të qojnë në Shtime, ose të vrasin, ka thënë kryetari Limaj para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të NISMA’s në Mitrovicë.

Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash kryetar i degës së NISMA për Kosovën në Mitrovicë është zgjedhur Hysni Ahmeti. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i sapo zgjedhur i NISMA’s në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë, ku tha se do të punojë çdo ditë në realizimin e politikave të NISMA për Kosovën. Kuvendi Zgjedhor i NISMA për Kosovën në Mitrovicë, ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë dhe Këshillin e degës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …