Ndonese si kandidat për asamble, nga radhët e Inciatives Qytetare për Drenas,shprehi shqetsim të thellë me njoftimin e sotëm nga komuna e Drenasit për reduktimin e shërbimeve shëndetsore ne ketë kohë.
Pasi që një kryetar i suksesshëm vlerësohet edhe ne kohëra e rrethana të vështira edhe ne kohe krize e fatkeqësie edhe ne kohe pandemie siç jemi tani. Nuk mjafton vlërsimi vetëm ndonjë projekt atu këtu ne rrethana normale,apo vetëm se 50% e kabinetit janë të gjinise femërore.
Sot komuna e Drenasit ne vend të menaxhimit dhe vlerësimit dhe ofrimit të shërbimeve me kapacitet të zgjeruar,doli me njoftim e arsytim se për shkak COVID-19 dhe mungesës se stafit shëndetësor nuk do të ofrohen shërbime ne disa ambulanca.
A është ky arsyetim nga qeverisj e Ramiz Lladrofci ne Drenasit? Unë mendoj se jo.Ndonëse qeverisja e z.Lladrofci bësoj se është̈ ne dioni për ketë virus me muaj të terë ne vend e rajon.
A nuk është ky njoftim i frikshëm nga komuna e Drenasit ne kohen kur me se shumti qytetarët kanë nevojë për shërbime shtes shtuar këtu faktin COVID-19? Unë̈ mendoj se po.
Pse po ndodh kjo,vetëm ne komunën e Drenasit?Pse nuk po ndodh edhe ne komunat të tjëra,ku numri për koke banori është me i mëdha se ne komunën e Drenasit dhe numri i të infektuarve dhe i të sëmurave është me i mëdha se ne Drenas?
A po kryetari z.Lladrofci me stafin e tij ka menduar se ne Drenas nuk do të ketë̈ COVID-19 dhe nuk ka mënduar sikurse kryetarët e komunave të tjëra për të qenë i organizuar për të menaxhuar ketë situat pandemie siç ta.
Unë dhe qytetarët e Drenasit ishum të gëzuar me ardhjen e z.Lladrofci ne krye të komunës,duke shpresuar për një qeverisje me të mirë se kryetari paraprak,edhese ne start filloj mirë,ndonsë tashmë po vrehet që është lodhë.
Është lodhë,pasi që jo vetëm ne sistemin shëndetsor por edhe ne disa projekte është lodhë dhe ka dështuar shumë dhe duhet lëshuar rrugë për energji të re që mos na deshpron me shumë.
Prandaj si ish kandidat për asamble i shqetsuar shumë me ketë njoftim dhe nuk di si të themë ndryshe,përveçse keq menaxhim ne sistemin shëndetësor ne qeverisje ne Drenas.