Qeveria e cila thirret si e UÇK-së, dhe në fakt është formuar nga çlirimtarët e saj, ndërsa qeveriset me djem e vajza, me kushëri e kushërira, me dajë e nipa, baxhanakë e baxhanakesha, me tezakë e tezake, shfalerka e shpiuna, dhe assesi me çlirimtarët e UÇK-së. Por hipokrizia e kësaj qeverie dhe kryeministrit të saj, Ramush Haradinaj nuk mbaron me kaq, por vazhdon edhe më tej. Ndonëse buxheti u miratua në të gjithë sektorët dhe ngritje të koficientit dhe pagave të tyre, por assesi për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.
Pra, këta bartësit e luftës, bashkëluftëtarët e tyre i përdorin vetëm në kohë fushate, vetëm për vote, dhe posa të rehatohen me pushtetin, nuk merren fare me ta, dhe si dëshmi e saj është se këtë kategori të lavdisë në fakt e bënë kategori sociale. Madje, mbi 50 veteranë bënë edhe vetëvrasje nga gjendja e vështirë ekonomike e shëndetësore, e sa e sa janë të sëmurë dhe në gjendje të vështirë ekonomike, dhe sa e sa e braktisën vendin. Me ç’rast po të mos ishte përkrahja prej kësaj kategorie, jo vetëm që nuk do të ishin në parlament e qeveri këta që janë sot, por ende do të ishin nëpër baushtella, apo bodiguardë të kafiterive nëpër Evropë, siç ishin dikur. Prandaj, t’ua rikujtoj se që nga viti 2011 të qeverisë së Hashim Thaçit nuk ka pasë asnjë rritje, as në qeverinë e Isa Mustafës, por as në qeverinë e tanishme të Ramush Haradinajt. Prandaj, kjo qeveri që po thirret qeveri e UÇK-së, më së paku është në përkrahje të Çlirimtarëve të saj. Dhe nëse nuk reflekton kjo qeveri dhe kryeministri i saj, Haradinaj protestat janë të pashmangshme me organizatat e dala të luftës pse jo edhe me partit opozitare dhe qytetarët,deri ne rrëzimin e saj. Sepse një qeveri e cila nuk është në përkrahje të kësaj kategorie, nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr me vendin.