Hysni Gashi

Hysni Gashi: Luftën çlirimtare nuk mund ta mbrojnë ish titistët apo bijtë e tyre

Nënkryetari i Partisë̈ Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK është partia e vetme trashëgimtare e UÇK-së.  Nuk është AAK e as NISMA. Mirëpo kjo çka thotë Krasniqi është e pavërtetë dhe tradhti mbi historikun e UÇK-se. Pasi që kreu i AAK-së është njeriu nga themeluesit e UÇK-së, ku gjysmën e familjes e kishte dhëne për liri e vendit.

Ndërkohë ne anën tjetër zëri i UÇK-së Jakup Krasniqi është ne Nisma dhe komandant Fatmir Limaj. Pra dy këto parti përveç krerëve të partisë ne struktura të tyre kanë komandant e njerëz që i kishin kontribuar luftës. Ndonëse Krasniqi vërtetë nuk është fajtor për shtrembërimin e historikut të UÇK-së, sa është Hashim Thaçi. Pasi që e merr nga rruga djalin e një Titisti e Ldk-sti me vota të Drenicës e fut ne Kuvend e qeveri. Kësisoj kishte vepruar  edhe me Enver Hoxhen ku dihet deklarata e famshme e tij për UÇK-në.

Ndërsa ne anën tjetër ata meritoret që i kishin shërbye luftës e që i kishin votat nëpër Drenicë e gjithandej për deputet, nuk i fut, veçse ja shfrytëzuan votën për çiftat si Memli, Enveri, Eliza e shumë të tjerë si këta që prind e tyre vajtojnë ende për Jugosllavie e që vërtet janë duke i bër dëme të mëdha UÇK-së dhe  kësaj partie.  Me ç’rast kjo parti që një̈ kohe ka zanë ne thua me kësi zyrtar, veçse pritet të bie edhe me për toke e të fundoset akoma me shumë. Pasi që mandati i tyre është kësisoj ta shkatërrojnë ketë parti që u themelua nga shume aktivist e idealist që sot nuk janë aty.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …