Gucati

Hysni Gucati: Albin Kurti kishte thënë se kur të bëhet kryeministër do ta shfuqizonte Gjykatën Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga pretendenti kryesor për postin e kryeministrit, Albin Kurti, që ta mbajë premtimin e dhënë dikur për Gjykatën Speciale. “Kurti ka thënë në Parlament se kur të bëhet kryeministër do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale. Ai do ta ketë mbështetjen tonë të plotë dhe i kërkojmë që ta mbajë premtimin e dhënë dhe se poashtu nuk do t’i dërgojë veteranët e luftës në këtë gjykatë”, ka thënë Gucati. Ai ka thënë se nuk beson megjithatë se diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen. “Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta zhbëjë këtë gjykatë sepse në koalicion pretendojnë të jenë më LDK-në e cila ka qenë idhtare e formimit të saj”.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …