leoni

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj përfunduan dënimet me burg efektiv, dhe lirim me kusht, nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, dhe nënkryetari i Nasim Haradinaj, kanë bërë të ditur se ka kanë kryer dënimin e  tyre nga Gjykata Speciale. Ata janë njoftuar zyrtarisht nga Gjykata për përfundimin e dënimit dhe për kthimin e gjësendeve personale. Haradinaj, dhe Ngucati shprehin shqetësimin për shokët e tyre që vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë. Haradinaj,  e cilësoi Gjykatën Speciale si një institucion të politizuar.  Hysni Gucati ka shtuar se liria e tij nuk mund të jetë e plotë pa ish-krerët e UÇK-së që ende mbahen në paraburgim në Hagë. Ai ka përmendur emrat e shokëve të tij, duke përfshirë Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Pjetër Shalën, duke i quajtur ata të pafajshëm dhe të nevojshëm për Kosovën. Gucati ka falënderuar gjithashtu ata që e mbështetën gjatë periudhës së dënimit dhe ka përsëritur angazhimin e tij për të mbrojtur vlerat e luftës dhe të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes

Ipeshkvi i Kosovës,  Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes. Në fjalimin …