Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK-në, e jo vetëm kryetarin Thaçin dhe kryetarin e PDK, Kadri Veselin. “Ne kemi kaluar nëpër shumë gjykata të ngjashme deri tash si ajo e UNMIK-ut, EULEX-it dhe e Hagës. E tash përmes Gjykatës Speciale po sulmohet UÇK-ja direkt, dhe jo individët, sepse Thaçi dhe Veseli janë koka e UÇK-së”, është shprehur Gucati. Tutje, ai tha se dëshmitarët mbi dëshmitë e të cilëve janë ndërtuar aktakuzat nga Prokuroria Speciale, janë persona që pretendojnë të dalin në perëndim. Gucati gjithashtu tha se deri më tash, Gjykata Speciale ka thirrur rreth 273 veteranë të luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …