Hysni Ngucati

Hysni Gucati sqaroi pse e bojkotojnë qeverinë-Kurti, në manifestim, e për ditën e Pavarësisë dhe të Epopesë së UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka shpjeguar arsyet pas vendimit të kësaj organizate për të mos bashkëpunuar me Qeverinë Kurti në organizimin e aktiviteteve për 17-vjetorin e pavarësisë dhe 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Gucati ka theksuar se ky vendim nuk ka të bëjë me bojkotimin e vetë manifestimeve, por me refuzimin e bashkëpunimit me ekzekutivin aktual. Gucati kritikoi Qeverinë Kurti për mungesën e përkushtimit ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, duke theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes së Kurtit nuk është zhvilluar asnjë takim me OVL-UÇK-në, përveç një takimi të izoluar me ish-ushtruesin e detyrës, Faton Klinakun, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe veteranët u përballën me kushte të papranueshme. Ne nuk e kemi bojkotuar manifestimin. Ne e kemi bojkotuar Qeverinë në detyrë. Ne kemi plotë arsye pse e kemi kundërshtuar. Mund të ua tregoj shumë e shumë  arsye pse ne e kundërshtojmë këtë njeri që është në pushtet,” tha Gucati, duke shtuar se asnjë invalid, veteran, apo fëmijë i dëshmorit nuk është mbështetur për shërim jashtë vendit nga Qeveria Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …