Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ju ka bërë thirrje të gjithë komandantëve që kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale të mos ju përgjigjen ftesave, sepse Gjykata Speciale është raciste dhe e një anshme. Ai në një emision televiziv ka thënë se Gjykata Speciale ka dërguar edhe ftesa të tjera jo vetëm këtyre gjashtë personave, por që beson se pafajësia e tyre do të dëshmohet ashtu siç edhe është dëshmuar shumë herë më parë. “Ne kemi dëgjuar qe janë bërë thirrjet e para, nuk janë vetëm ato ka pasur edhe ftesa të tjera, për OVL-UÇK-në Gjykata Speciale është gjykatë raciste dhe e një anshme. Kjo është e papranueshme dhe do të jetë, ju bëj thirrje të gjithëve që mos ti përgjigjen kësaj ftese. Ai tutje po ashtu ka thënë se Gjykata Speciale do të dështojë pasi si dëshmitar ka marrë bashkëpunëtorë të armikut dhe dëshmitarë, të cilët nuk kanë qenë në Kosovë. Luftën e UÇK-së nuk mund ta barazojnë me krimet qe kanë bërë Serbia”, vazhdoi tutje ai. Ndërsa për reagimin e kryeministrit Haradinaj në lidhje me këtë çështje Gucati ka thënë se e përshëndet reagimin e tij dhe e di se edhe kryeministri beson në pafajësinë e të ftuarve të Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …