leoni

Hysni Hajriz Jetullahu (8.4.1954 - 14.6.1998)

Hysni Hajriz Jetullahu (8.4.1954 – 14.6.1998)

Hysni Jetullahu u lind me 8 prill të vitit 1954 në fshatin Damanek të Drenasit (ish-Gllogovc) ne një familje me vetëdije të lartë të  atdhedashurisë. Mësimet e para i ndoqi në fshatin Krojkovë, ndërsa shkollën e mesme e vijoi në Drenas,  të cilën e kishte përfunduar me sukses të lartë.

 Hysniu përveç mësimit  ishte  i pasionuar  edhe në sport e sidomos ne sportin e hendbollit te cilin e donte me zëmër dhe kishte arritur suksese te larta ne ketë sport duke u radhitur edhe ne ekipin me te suksesshëm te asaj kohe Klubin Hendbollistik,  DRENICA.

 Pas përfundimit te shkollës se mesme Hysniu regjistroi  edhe studimet e larta universitare, si student dallohej ne sjelljet e tij shembullore me ide përparimtare.  Në vitin 1978 Hysniu punësohet ne Stacionin Hekurudhor linja Fushë Kosovë – Pejë, Prizren ku qendra e tij e punës ishte Baica.

Ishte pjesëmarrës i demonstratave te vitit 1981. Pas shuarjes se demonstratave me forcë nga pushtuesi serb Hysniu edhe me shumë kishte arsye qe te punonte ne çështjen Kombëtare 

 Ne vitin 1989-1990 shpërthyen demonstratat e mëdha te popullit shqiptar. Hysniu me disa shok te ngushtë vendosen që në shenjë pakënaqësie ta lënë punën qe me kurrë te mos i shërbejnë atij regjimi i cili  gjithnjë e me shumë po e shtypte popullin shqiptar, prej kësaj kohe Hysniu me kurrë nuk është pajtuar me atë regjim dhe nga ky moment ka hequr dorë nga puna duke mbetur i pa punë dhe i ndjekur nga regjimi serb.

Duke e pasur parasysh se situata për dit po vinte duke u renduar Hysniu se bashku me  bashkëfshatarë filluan qe rrugën e cila lidhte fshatrat: Krajkovë, Damanek ta rregullojë duke bartur gur dhe rërë. Pas angazhimeve te shumta dhe mundin e madh ata kanë  arritur ta bëjnë të kalueshme atë rrugë,  e cila ishte arterie kryesore   për furnizim në  Likoc dhe zonat tjera të cilat     kishin nevojë  ma se shumti për ndihma si ne ushqim, veshmbathje e gjëra te tjera. 

 Tmerrin te cilin po e ushtronte regjimi pushtues serb Hysniun e beri qe t’ i bashkohet vëllezërve dhe motrave te UÇK-së. Në qershorin  e vitit 1998 vendos qe te marrë  rrugën e cila do ta armatoste deri ne dhemb qe ta ndihmonte popullit qe njëherë e përjetë ta largojmë pushtuesin  nga tokat tona 

 Më 10 qershor të vitit 1998, Hysniu niset për ne Shqipëri me Mustafë Hoxhën, Bejtë Nebihun, Haxhi Podrimçakun, Kadri Shalën e më shumë shok qe te armatoset. Duke e ditur situatën dhe nevojën qe kishte UÇK -ja për ushtar dhe për armatim HYSNIU bashkë me shokë nuk qëndruan me shumë se katër dit ne Shqipëri, u armatosen dhe u nisen për t u kthyer Kosovë. Rrugës deri sa po ktheheshin për ne Kosovë bashkë me shumë shok ne natën e 14 qershorit ne orën  një pas mesnate ndeshen me forcat paramilitare serbe  ne kufirin shqiptaro shqiptar dhe aty duke luftuar ballë për ballë me armikun bien ne altarin e lirisë bashkë me te riun Bejzat Krasniqi nga fshati Negrovc. 

 Gjatë përballjes me forcat paramilitare serbe aty u plagosen edhe shumë bashkëluftëtarë të Hysniut, të cilët edhe pse shumë rëndë të  plagosur kanë arritur te kalojnë ne territorin e Kosovës. Aty shokët e Hysniut treguan për rezistencën të cilën e bënë Hysniu me Bejzatin edhe luftëtarë  të  tjerë qe ishin pjesë  e formacionit.

 Pas marrjes se lajmit se HYSNIU dhe BEJZATI kishin rënë  ne kufi gjatë përballjes me forcat serbe disa bashkëluftëtarë kishin  ardhur në familjen e dëshmorit HYSNI JETULLAHU qe ta njoftojnë për rënin e djalit te tyre ne altarin e lirisë. Baba Hajrizi i priti ne odën e tij bashkëluftëtarët  e djalit të cilët ishin nisur se bashku me Hysniun,  por ata edhe pse ishin shumë të pikëlluar por edhe krenarë, pasi ia japin lajmin kërkojnë të marrin masa qe trupin e Hysniut ta kërkojnë duke rrezikuar edhe jetën e tyre vetëm qe mos ta lan trupin atje ne kufi.

 Baba i Dëshmorit, iu thotë bashkëluftëtarëve të djalit të tij se nuk ka liri pa gjak, por kam dëshirë që në UÇK ta kem edhe një djalë. Nuk do të lejoj të rrezikohet edhe dikush tjetër, që duke u munduar ta marrë kufomën të bie edhe ai.

 Pas pak kohe, trupin e  Hysniut forcat serbe  e marrin nga kufiri ku ishte vrarë dhe e sjellin ne spitalin e Gjakovës duke përhapur lajmin se e kanë vrarë  krye terroristin  e uniformuar dhe te armatosur. Edhe në mediet serbe ishte përhapur lajmi se në ne kufi ishte vrarë Hysniu  bashku me Bejzatin.

 Në momentin e marrjes se informacioneve nga ana e ushtarakut dhe kontribuesit të madh Fetah Bekolli i cili ishte i angazhuar ne radhët e UÇK-së ne rajonin e Gjakovës kishte marr persipër se trupin e atij ushtari te cilin nuk e kishte njohur fare,  të bëj çmos e mos e lë  në duart e armikut. Në Spitalin e Gjakovës Fetah Bekolli me shok kishte arritur që fshehtas  ta marr trupin e Hysniut dhe e kishte varrosur  në një vend tjetër. Ai kishte   marrë shënime për pamjen  dhe shenjat identifikuse qe t’ i njoftojë te gjitha zonat se ky ushtar se ku ishte i varrosur ushtari Hysni.

 Pas komunikimit Fetah Bekolli me shtabin e përgjithshëm dhe bashkëluftëtarët e kishin  kuptuar se trupi i ushtarit të  varrosur nga Feta Bekolli ishte i HYSNI JETULLAHUT  ne bazë  shenjave.

Pasi ishte vërtetuar se dëshmorë kishin rënë në kufirin shqiptaro shqiptar familjarët e bashkëluftëtarët vendosen qe te mbahet e pamja në fshatin Damanek.

 Më 22 qershor të vitit 1998 është hapur e pamja dhe gjatë ter kohë s po i rrinin pran dy ushtarak fotografisë së dëshmorit, Hysni Jetullahu. Po atë ditë  Hysni Syla, Rasim Kiqina, Jahir Demaku, Ferat Shala dhe bashkë luftëtarë të tjerë  i kanë sjellë pushën dhe uniformen e UÇK-së me të cilat u pajis djali i madh i dëshmorit  i Mentori,  ku ne at dit e kishte veshur uniformen për ta vazhduar amanetin e babës e trë bashkëluftëtarëve të tij.

E pamja për Hysniut ishte mbajtur  disa ditë, ku kishin ardhur për të shprehur ngushëllime miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha anët.

 Trupi i Hysniut pas përfundimit të luftës ishte rivarrosur nga vendi ku ishte varrosur nga Fetat Bekolli në Gjakovë. Pas përfundimit të luftës me angazhimin e bashkëluftëtarëve është  varrosur ne varrezat e fshatit,  në Damanek.

 Pas organizimit nga shoqatat e dala nga lufta ne bashkëpunim me familjaret dhe  Kuvendin Komunal të Drenasit është bërë rivarrimi i Dëshmorit në Kompleksin Memorial në Morinë të Skenderajt.

 Në vendin e rënies në Pashtrik te Maja e Kurorës është ngritur një pllakë ku tregon vendin e rënies se dëshmorëve Hysni JETULLAHU dhe Bejzat KRASNIQI.

 Familja e dëshmorit Hysni Jetullahu  është nderuar  me mirënjohje  nga  shumë institucione te ndryshme siq janë Hekurudhat e Kosoves, Kuvendi Komunal i Drenasit, Klubi Hendbollistik Drenica në Drenas, gjithashtu është dekoruar me urdhrin Hero i KOSOVES dhe me urdhrin Luftëtar i Lirisë ADEM JASHARI.

 Rruga e hyrjes ne fshatin Damanek e mban emrin e Dëshmorit, Hysni Jetullahu.

 Në 22 vjetorin e rënies në shenj respekti dhe me inciativën e bashkë lojtarëve të Klubit Hendbollistik Drenica të bashkëluftëtarëve, miqve Kuvendi Komunal i Drenasit qe te gjithë se bashku kanë emërtuar Palestrën Sportive në Poklek te Ri në emrin e dëshmorit,  Hysni Jetullahu.

Këngët kushtuar Dëshmorit Hysni Jetullahut, Rifat Berisha, Ilir Shaqiri, Shaqir Carravadiku dhe Arton Zogaj.  Djali i madh Mentori  edhe sot vazhdon te jetë  pjesë  e Ushtrisë  së Kosovës, ndërsa djali i dytë,  Behari,  punon në Hekurudhat e Kosovës ku kishte punuar edhe  babai i tij, Hysniu.

 Hysni Jetullahu ishte djali i Hajriz dhe Miradije Jetullahut. Ishte i martuar dhe  la pas vete bashkëshorten  Hanifen  me shtatë bijë e bija: Albertin, Mentorin, Fitoren, Beharin,  Besartën, Rrezartën dhe Blerinën.

 Hysniu kishte dy vëllezër dhe tri motra, Bahrija, Nazmiu, Bedrija, Shpendi dhe Elmijen

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …