leoni

Daçiq

I. Daçiq: Rreziku i parë mbetet sulmi i armatosur në veri të Kosovës, si në rastin e “Stuhisë”, në Kroaci

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivicia Daçiq, duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Moskë, i cili ka thënë se  “nuk ka më çfarë të flitet për ndryshimin e kufijve, meqë këtë e kanë hedhur poshtë edhe vendet e BE-së, por edhe serbët e shqiptarë”, u shpreh se “nuk është ky fundi i tregimit për ndryshim kufijsh”, meqë nuk ka ndonjë propozim tjetër. Daçiq thotë se “Rrezik i parë mbetet sulmi i armatosur në veri të Kosovës, si në rastin e “Stuhisë”  në Kroaci, që dikush me ndihmën e jashtme ta sulmojë Veriun e Kosovës. Në këtë rast, Serbia ka vetëm dy mundësi – të futet në konflikt ose të qëndrojë anash, si në rastin në kohën e Kninit, kur Kroacia me sulm ushtarak e mori atë krahinë. Marrëveshjes për ndryshim kufijsh, vetëkupton njëfarë ujdie midis të dy palëve, ndërsa po të hynte Serbia në konflikt kjo do të thoshte se ka hyrë në konflikt me KFOR-in.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …