I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në Bruksel. Ai me këtë rast është takuar edhe me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Jam shumë i lumtur që mirëprita Gabriel Escobarin sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin qëndrim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e integrimi i rajonit në BE të bëhet realitet”, ka shkruar Lajçak. I dërguari special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se situata në të cilën ndodhet Ukraina na mëson se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.