I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar pritet të vizitojë Shqipërinë rreth datës 9 dhjetor. Nga sa mësohet ai ka në axhendë takime me krerët e partive politike në vend. Nuk dihet nëse në fokus do të jetë situata politike në vend e veçanërisht në Partinë Demokratike, duke qenë se vizita përkon vetëm dy ditë para zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha që do të pasohet më pas nga ai i kreut të PD Lulzim Basha. Pas shpalljes non grata, SHBA është distancuar nga Sali Berisha. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në vendin tonë ka deklaruar se në rast se ai vjen në krye të PD, Amerika do i shkëpusë marrëdhëniet me këtë parti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …