I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar në Prishtinë me zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi, lidhur me takimin e 26 tetorit, të kryeministrit Albin Kurti me liderët e BE-së. Lajçak edhe me këtë rast ka konstatuar se është i nevojshëm zbatimi i plotë dhe pa parakushte i marrëveshjes për rrugën e normalizimit, të arritur në Ohër. Vizita e Lajçakut po realizohet në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth projektit për themelimin e asociacionit, të cilin kah fundi i tetorit e kanë paraqitur emisarët euro-amerikanë. Ndërsa, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell kishte thënë se “kushtëzimet e palëve, që ishin të papranueshme për palën tjetër, ishin pengesë për pajtim. Në një deklaratë të përbashkët pas samitit të BE-së, ishte bërë ftesa që Kosova të nisë themelimin e asociacionit, ndërsa Serbia të njohë de facto Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …