I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak u takua në Beograd me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Takimi u mbajt pasi emisari amerikan Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Prishtinë bëri me dije se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës të jetë fleksibile. Kryetari serb Vuçiç më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Lajçak ka vizituar Kosovën javën që shkoi ku ka takuar zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi me të cilin ka folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe çështjen e dinarit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …