I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po qëndron në Kosovë, në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ai pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka thënë se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë. Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapat konkretë që duhet të merren. Kurti ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të miat. Ishte një takim i gjatë, por shumë i rëndësishëm për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë. Jemi pajtuar të vazhdojmë, ka thënë Lajçaku pas takimit dy orësh me Albin Kurtin.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …