Richard Grenell

I dërguari special i Trumpit, Richard Grenell i bënë thirrje qeverisë së re që menjëherë të heqë taksën 100%

I dërguari special i kryetarit amerikan, Richard Grenell i ka bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës që menjëherë të heqë taksën ndaj prodhimeve serbe. Grenelli, që është ambasador amerikan në Gjermani, ka deklaruar se SHBA “ua kanë bërë me dije qartë liderëve partiakë në Kosovë se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonominë e saj, si dhe e dëshirës për të tërhequr punë të reja”. Grenelli muajin e shkuar ndërmjetësoi çështjen e marrëveshjes për ripërtëritjen e komunikacionit hekurudhor dhe ajror midis Beo0gradit e Prishtinës. “Po bëjmë hapa historikë. Së shpejti do të ketë lajme të reja, meqë të dy palët dëshirojnë të ecin përpara. Këta hapa do të kontribuojnë për jetë më të mirë për popullin e rajonit”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …