I dyshuari për plagosjen e dy serbëve në Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilit edhe iu ka konfiskuar arma e zjarrit, me të cilin ka kryer sulmin, deri tani në rrethana jo sa duhet të sqaruara. Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. i moshës 33 vjeçare, pjesëtarë i FSK-së. Policia ka njoftuar më herët se dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
