I emëruari për kryeministër të Kosovës nga PDK Bedri Hamza, është’ takuar me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka zhvilluar takime me ambasadorin Michael Carpenter dhe znj. Kathlin Larkin në Këshillin për Siguri Kombëtare, si dhe me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe organizata të tjera të rëndësishme. Takimet e tij në Shtëpinë e Bardhë ndodhin në një periudhë të tensionuar për Qeverinë aktuale të Kosovës, e cila është kritikuar për përkeqësimin e raporteve me aleatët ndërkombëtarë. Hamza ka theksuar rëndësinë e forcimit të aleancave dhe bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në në fushat e demokracisë, rendit dhe ligjit, arsimit dhe shëndetësisë. Ai ka shprehur përkushtimin e tij për të avancuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të përmirësuar kushte për qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …