leoni

Në mbledhjen komemorative që u mbajt sot në Deçan, u cilësua lart jeta dhe vepra atdhetare e Fetnete Ramosajt

I jepet lamtumira e fundit luftëtares së lirisë, veprimtarës dhe studiueses se shquar Fetnete Ramosaj

Në mbledhjen komemoratiative u vlerësua lartë figura e veprimtarës Fetnete Ramosaj. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në fjalën e tij tha se Fitnetja është ikona luftës në Dukagjin. Një jetë në shërbim të kombit dhe atdheut. Pjesëtare e celulave të para të UÇK-së. Ajo bëri një histori të tërë për Kosovën. Fetnetja është autore e shumë librave,shkruese ne dhjetëra biografi dëshmoresh. Fetnetja meriton titujt më të shumtë kombëtar. Lamtumira është e rëndë për tu dhënë Ty Fetnete Ramosaj, tha ndër të tjera kryetari i komunës.

Në emër të bashkëluftëtarëve fjalën e mori ish luftëtari Salih Lajçi e vlerësoi lartë figurën e Fetnetës. Nga të gjithë ata që kam njohur në luftë Fetnetja ishte e veçantë. Ajo gjithmonë u dha epitete Betejave dhe rënieve të dëshmorëve. Ajo motivonte për betejat e reja. Ajo Heroizmin e dëshmorëve e preku me duart e veta. Bëre shumë për Kosovën. Do të kemi veshtirë te plotësojmë boshllëkun tënd. Prehu e qetë pranë heronjve në Gllogjan, tha Lajçi.

Gjenerali i ushtrive shqiptare Kudusi Lame tha: jemi në momente të rënda kur duhet të ndahemi nga Fetnete Ramosaj. Me gjithë vuajtjet,sakrificat, mundin. Fetnetja një vajzë një krijuese,në veprimtare ka ditur të përdorur pushkën dhe pendën. Ajo pati jetë të shkurtër por veprimtari të gjate. Ajo u bë modeli i luftëtareve atdhetare. Ajo nga vijat e frontit raportonte. Ajo ishte trime një heroinë e cila tejkaloi kufijtë gjinor. Ajo arriti suksese në çdo sferë të jetës. Ajo ishte humane e pathyeshme dhe fitimtare. 30 vite aktivitet zë një vend të rëndësishëm në historinë tonë. Zgjodhi me vetëdije rrugën e rënde në shërbim të atdheut. Fetnetja kishte shumë synime kishte edhe shumë punë për të bërë, ajo kishte edhe shumë krime të armikut për të zbardhur. Fetneten po e shkëput ndërrim jeta por ajo po shkon fitimtare në përjetësi. Ajo është e pavdekshme. Fetnetja me veprimtari ë që ka bërë do të rrugëtoj brezave të ardhshëm. I përjetshëm kujtimi për luftëtaren e shquar Fetnete Ramosaj, përfundoi Kudusi Lame.

Komandant Daut Haradinaj jam i nderuar që flas në emër të bashkëluftëtarëve. Këtu ku jemi sot Fetnetja ishte qindra herë, me biografi dëshmorësh. Pushkët tona u dëgjuan përmes shkrimeve të Fetnetës. Ajo punoi gjatë dhe shume për kombin. Ajo kishte guxim të pashoq. Ajo na mësoi si nderohet Atdheu. Fetnetja është radhitur në mesin e burrave të mëdhenj të kombit. tha Haradinaj.

Telegrame ngushëllime kishin arritur nga te gjitha anët. Ndërsa varrimi i saj është bërë në orën 14:00 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, ku ish të pranishëm mijëra vetë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …