Patriariku serb, Irinej thotë se kryetari serb Aleksandar Vuçiq po lufton si luan për Kosovën në kushte të pabarabarta

I pari i grigjës serbe, Irinej, bekon Vuçiqin, i cili po bën gjithçka për ka kthyer Kosovën nën Serbi

I pari i Kishës Ortodokse Serbe, popi Irinej, një javë përpara kremtimit të Pashkës ortodokse është shprehur se “kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke luftuar heroikisht për serbët dhe shtetin tonë në Kosovë dhe se qëndrimi i tij dhe lufta tregojnë se ai e di mirë çfarë është duke bërë. Vuçiç po lufton, ( jo si Vuçe-ujk) por si luan dhe në mënyrë heroike për popullin tonë e për shtetin tonë në Kosovë. Unë e përgëzoj për këtë. Të jesh në vendin e tij sot, askush prej nesh nuk mund ta imagjinojë sesa e vështirë është, por sjellja dhe lufta e tij tregojnë se ai e di se çfarë është duke bërë. Ne lutemi që Perëndia ta ndihmojë dhe t’i japë forcë të vazhdojë në këtë betejë të vështirë, por të drejtë”, ka deklaruar Irinej. Kohë më parë, Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi, për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …