Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

I pari i Vatikanit, Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin, duke i quajtur të padrejta

I pari i Vatikanit, Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë. Ai u bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë. Të jesh homoseksual nuk është krim, tha Papa Françesku gjatë një interviste të martën për Associated Press. Papa pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ. Sipas organizatës The Human Dignity Trust, e cila punon për t’u dhënë fund ligjeve që diskriminojnë komunitetin LGBTQ, rreth 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, 11 prej të cilave mund të vendosin dënimin me vdekje. Vatikani për herë të parë pranon homoseksualitetin si dukuri të “natyrshme”. Papa nuk ka treguar se a u lejohet  homoseksualitet edhe priftërinjve, edhe pse dihet se në Bibël kjo dukuri devijonte e disa qenieve  njerëzore dënohet dhe quhet sodomiste. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …