Drejtues të Institutit Albanologjik të Prishtinës, konsiderojnë se Shtatorja e Anton Çettës, do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të pagëzohej edhe me emrin e mbledhësit të folklorit e udhëheqësit të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në fillim të viteve ’90. Me këtë arsyetim, Instituti Albanologjik i Prishtinës nuk pajtohet me kërkesën për vendosjen e shtatores së Çettës në oborrin e Institutit duke dhënë propozime për një vend më të madh për shkak të rolit historik që ka pasur Lëvizja e drejtuar nga Çetta. Kjo është përgjigjja zyrtare e Institutit në kërkesën e Këshillit Organizativ, lidhur me hapësirën, ku do të zinte vend figura e porfesor Anton Çettës e derdhur në bronz.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …