Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha për Klan Kosova se Krasniqi e ka kërcënuar mbi pretendimet se ka ndikuar në procesin votues. Unë kam ardhur te shkolla njëherë, i kam sjell do ushqim dhe kam votuar. Pastaj kam shkuar në shtab. Kam qenë duke luajtur shah me disa shokë aty. Më ka ardhur një thirrje me numër të panjohur. Më tha ‘a je Ibishi ti?’. I thash po. Tha mos manipulo aty. I thash nuk e di për çfarë manipulimi e ki fjalën. Më tha ‘mos manipulo se t’i qoj njerëzit e mi’. I tash o Gani mos fol kështu, se janë tu të ndëgju shokët”, ka thënë ai. Gani Krasniqin, gruaja ime e ka dajë të babës. Para 4 vjetësh unë Gani Krasniqin e kam përkrah. Ai e di. Ka qenë në shtëpinë time dhe krejt fshati e kemi përkrah”, ka deklaruar Ibish Bardhi.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/ibish-660x330.jpg)