(Ismet Krasniqit në 20-vjetorin e rënies)
Kosova po hynte në dimrin e dytë akoma pa i përtharë mirë plagët e dy dimrave të mëparshëm nga aksioni famëkeq i armëve, të cilit as fshati Grashticë i shpërndarë nëpër shpati e mali nuk kishte mundur t‘i shpëtojë. Sikur të donte t‘i sfidonte atij aksioni famëkeq, i cili kishte lënë pasoja të rënda në jetën e popullit nga të cilët, me mijëra të rrahur dhe të sakatosur e me disa dhjetëra mijë të shpërngulur në Turqi, në familjen e Sahit dhe Feride Krasniqit leu fëmija i katërt, Ismeti, duke u futur si pranverë në shtëpinë dhe shpirtrat e Xha Sahitit dhe nënë Feridës. Skamja dhe varfëria e bënin të vetën. Pasi që në tokën e pakët dhe kodrinore të Grashticës, nuk fitohej as buka e motmotit, xha Sahiti u detyrua që ta lëshojë fshatin dhe të vendoset në lagjen Vranjevc të Prishtinës. Në këtë lagje, Ismeti rritej dhe burrnohej para kohe përmes ninullave që ia këndonte nëna Feride dhe përmes tregimeve të xha Sahitit për dimrat e vështirë nën thundrën e okupatorit serb, të cilët dimra edhe vet Ismeti i vogël i përjetonte në kurrizin e tij të njomë. Vështirë përthekohej viti me të ardhurat e pakta që xha Sahiti i merrte në ndërmarrjen ndërtimore „Kosova“ dhe Ismeti duke u rritur çdo ditë e më shumë i ndiente në shpirt plagët e varfërisë dhe robërisë që e karakterizonin jetën e popullit tonë si në Llap, ashtu edhe në Gallap, Vranjevc, Tavnik, Kapeshnicë e në gjithë Kosovën. Demonstratat e vitit 1968 Ismetin e gjejnë në klasën e dytë dhe ato në jetën e tij lan gjurmë që kurrë deri në vdekje nuk do t‘i shlyhen. Ai gjer atëherë kishte dëgjuar për luftën dhe krismat vetëm nga goja e prindërve, por tani kur i dëgjonte vet nuk kishte si të mos pyeste se çka janë ato krisma që ia prishnin qetësinë shpirtit të tij të njomë. Që të arrijë sa më shpejtë t‘i bëhet krah xha Sahitit, Ismeti, pasi e mbaron tetëvjeçaren, regjistrohet në shkollën e mesme teknike dega e ndërtimtarisë dhe me të përfunduar shkollën e mesme, punësohet në fabrikën e mobileve në Prishtinë.
Viti 1979. Ismeti shkon në shërbimin e detyruar ushtarak. Edhe këtu Ismeti ballafaqohet me padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar. Në shërbimin ushtarak ai fillon të organizojë takime të shpeshta me bashkëmoshatarët e tij në kazermë me qëllim konsultimi se si të dilet nga gjendja me të cilën u ballafaquan, për çka shpeshherë merret në pyetje nga oficerët me urdhrin e të cilëve edhe arrestohet dhe mbahet në burgun e Karllovcit dhe Zagrebit 60 ditë. Pranvera e madhe siç jemi mësuar ta thërrasim atë te vitit 1981, e gjen përsëri në fabrikën e mobileve pranë makinës së tij, nga shquhet si organizator i të gjitha protestave të punëtorëve të kësaj fabrike, kundër padrejtësive ndaj popullit dhe punëtorëve tonë. Si organizator shquhet edhe në Vranjevcin legjendar i cili dalëngadalë do të bëhet një bastion i rezistencës kundër pushtuesve jugosllavë dhe çerdhe e të gjithë të rinjve dhe ilegalëve të viteve ‘80-ta, ku qëndron në ballë të demonstruesve të shumtë që niseshin nga kjo lagje varfanjakësh, por trimash, drejt qendrës së Prishtinës ku e kishin bërë strofullin e tyre të gjithë ata kolaboracionistë bashkë me padronët e tyre, që i qëndronin mbi kokë popullit duarthatë. Ismeti vazhdon t‘i bëjë sfidë pushtuesit jugosllav dhe për asnjë moment të vetëm nuk e ndërpret aktivitetin e vet prej luftëtari të paepur. Aty i këshillon punëtorët, tutje nxënësit. Këshillohet me shumë shokë të vet të cilët mendonin njësoj dhe në vitin 1982 në një manifestim të organizuar nga autoritetet e komunës, Ismeti e shqyen dhe e djeg flamurin e pushtuesit ndërsa flamurin e kuq me shqiponjën dykrerëshe, duke vrapuar dhe valëvitur në duar e vë në piedestal për çka të nesërmen e arrestojnë në vendin e punës dhe përsëri e dënojnë me 60 ditë burg. Dënimin e mbanë në burgun e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës ku kishte takuar shumë moshatarë të tij që ishin të dënuar me dënime shumëvjeçare për shkak të aktivitetit të tyre çlirimtar.
Qëndrimi dhe rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në një shtëpi të lagjes ku ai ishte rritur edhe më shumë e nxisin shpirtin kryengritës të Ismetit. Populli duhej njoftuar! Nuk ka pajtim me armikun. “Vllazërim-Bashkimi” po na han, ai po na burgos, po na vret… e për të gjitha këto duhet njoftuar populli, dhe rrugët e Vranjevcit gdhiheshin përplot parulla, afishe, thirrje për demonstrata të reja dhe Ismeti është aty… Lufta në Kosovë vazhdon! Një luftë a ashpër… fjalë për fjalë, dhëmbë për dhëmbë, ballë për ballë… dhe Ismeti çdo herë është në ballë… në Vranjevc, mes punëtorësh në fabrikë… ku e lyp nevoja.
Flamurit i ndryshohet pamja, ndryshimi i Kushtetutës dhe suprimimi edhe i asaj pak autonomie që e kishte Kosova e kishte marrë rrugën e vet. Edhe Kosova e kishte marrë rrugën e vet. Rrugën e qëndresës, rrugën e sfidës. E sfidonte pushtuesin Kosova. Ajo i sfidonte edhe të gjithë ata mercenarë që ishin vënë përkrah tij. Sfidonin minatorët. Sfidonin Llapi dhe Drenica. Dukagjini sfidonte. E tërë Kosova ia kishte vënë gjoksin tytave të ftohta të tanksave dhe autoblindave që kudo kërcënonin me vdekje. Prishtina jehonte nga britmat e punëtorëve që ishin nisur drejtë saj që ta mbronin Kosovën, nderin dhe dinjitetin kombëtar, që të kërkonin edhe më shumë. Të kërkonin liri dhe pavarësi për Kosovën, nga krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi e cila ishte shndërruar në burg për popullin shqiptar. Lumenj të tërë njerëzish derdheshin në Prishtinë. Nga Mitrovica dhe Podujeva, nga Gjilani dhe Ferizaj, nga Peja dhe Gjakova. Edhe Deçani e kishte mërsyer Prishtinën. Në Prishtinë kishte arritur edhe Dragashi. Që të gjithë ishin aty në mbrojtje të të drejtave të tyre. Aty ishte e tërë Kosova. Aty ishin edhe punëtorët e fabrikës së mobileve që me iniciativën e Ismetit u solidarizuan me minatorët e Trepçës, të cilët edhe më tutje i japin forcë dhe frymëzim në rrugën e tij. Në këtë kohë Ismeti përpiqet që të organizojë grumbullimin e një ndihme për minatorët e Goleshit si shtresa më e goditur e punëtorëve. Ai e shfrytëzon rastin që përmes Radio Prishtinës t’ia bëjë popullit një thirrje që të jetë këmbëngulës deri në fitore. Thirrje të tilla Ismeti bënë edhe në greva të organizuara në fabrikën ku ai punonte për çka edhe suspendohet nga puna. Fillimi i vitit 1989. Ismeti vazhdon me shkruarjen e parullave dhe shpërndarjen e afisheve në të cilat i bëhët thirrje popullit për demonstrata të reja kundër okupatorit serb. Më 22 mars Ismetin e marrin në një të ashtuquajtur bisedë informative ku e kërcënojnë edhe me likuidim. Mirëpo ai nuk tundet. 26 mars. Përsëri Ismeti në organizimin e demonstratave në Vranjevc.
Populli e ndiente tradhtinë e atyre të cilëve kinse ua kishte dhënë votën, dhe që armiku i mbante për hesape të veta. Tradhtisë i ndihej era nga të gjitha anët dhe populli përgatitej për përleshje gjoks për gjoks me tradhtinë dhe armikun, për demonstrata të reja, dhe përsëri Ismeti i pari ndër të parët. 27 mars. Kosova zien, Kosova gjëmon. Kosova sfidon. Sfidon Vranjevci dhe Ismeti përsëri e ka vendin në ballë. 27 mars. Ora 15.20. Dhjetëra mijë veta marshojnë nëpër qendër të qytetit. Aty është edhe Ismeti, madje në ballë. I prinë Ismeti masës së popullit bashkë edhe me shumë shokë të tjerë, ndërsa përpara iu dalin kordone të tëra policësh të tronditur nga vendosmëria e demonstruesve. Fillon intervenimi, por populli marshon, nuk ia ka frikën policisë serbe e as mercenarëve të cilët ishin vënë në radhë të para përkrah tyre. Përleshja vazhdon. Demonstruesit duarthatë përballë qindra e qindra policësh të armatosur deri në dhëmbë dhe policisë i arrijnë përforcime të reja. Tymi lotsjellës dhe plumbat i kanë lodhur demonstruesit, por ata nuk jepen. I sfidojnë natës së errët sllavo-bizantine, dimrit të ftohtë karpatian… Ora rreth 17 e të njëjtës ditë. Prishtina është mbushur tym. Iu zihet fryma demonstruesve. Fryma i zihet edhe Prishtinës. Tërë Kosovës i zihet fryma nga tymi lotsjellës. Krismat e shqyejnë qiellin, tytat mbjellin vdekje, ndërsa rrugët skuqen nga gjaku i rinisë shqiptare. Që të gjithë janë në kambë. Aty është Shukrije Obërtinca. Sedat Xhafolli është aty. Aty janë edhe Vetim Shala dhe Mustafë Veselaj. Që të gjithë krah për krah. Që të gjithë ballë për ballë me natën e errët sllave, përkrah Ismetit. Kudo janë rrjeshtuar njerëzit përkrah njëri tjetrit dhe marshojnë. Që të gjithë e kërkojnë REPUBLIKËN. Edhe në Pejë, edhe në Gjakovë. Në Prishtinë, në Prizren, Ferizaj, Podujevë, Deçan, Mitrovicë… Rrugët e Kosovës lahen me gjak për të satën herë me radhë. Një armatë e tërë përballë një populli duarthatë. 30 minuta me vonë Ismeti duke e ngritur grushtin thërret me zë të fortë: “Përpara shokë deri në fitore!” – dhe e qet hapin, mirëpo ndalet. Nuk ec më tutje se bie i korrur nga plumbat e pushtuesit më të egër që ndonjëherë e panë këto troje. Ra Ismet Krasniqi për të mos vdekur kurrë dhe si i tillë çdo herë do të hapëroj në hap me armatën e të rënëve për lirinë e Kosovës, në hap me ata që kurrë nuk vdesin sepse në themelet e lirisë së atdheut nuk vendosen lule, por jetën e vet, gjakun e vet….
Epilog
Viti 1990 solli lëvizje të reja. U krijuan shumë parti politike, të cilat pjesën e tretë të emrit e morën „të Kosovës“, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk e pat „…shqiptare“. Delegatët e Kuvendit të Kosovës, të shtyrë nga masat e mëdha të protestueseve dhe nga kërkesat e pareshtura të popullit, e shpallën Deklaratën Kushtetuese. Një vit më vonë u mbajt dhe referendumi për pavarësi dhe pastaj u organizuan edhe një palë zgjedhje të quajtura „të lira dhe demokratike“, por deputetët e dalë nga këto zgjedhje asnjëherë nuk u mblodhën dhe parlamentin asnjëherë nuk e konstituuan. Partitë politike mllefin e popullit dhe dëshirën e tij për liri e ndrydhën me premtimet se „çështja e Kosovës do të zgjidhet me dialog“ dhe pos dialogut nuk lan alternativë tjetër. Shokët dhe bashkëmendimtarët e Ismetit kërkuan edhe alternativa të tjera dhe ato i gjetën. Ata nuk pritën, por i përveshën mëngët dhe e vazhduan punën. Një mbrëmje tetori të vitit 1991 në një fshat të vogël dhe të varfër të quajtur Ujëmirë, jo shumë larg Prekazit legjendar, u mblodhën dhe vendosën ta formojnë një forcë të armatosur e cila do të bëhet bërthama e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova u fut në një fazë të re. Në fazën e luftës së armatosur për liri. Lufta filloi përmes aksionesh goditëse mbi forcat serbe deri në fillim marsin e vitit 1998 kur në Prekazin legjendar u shndërrua në një luftë frontale, e cila pastaj u përhap në gjithë Kosovën. Vargut të dëshmorëve ku ishte rreshtuar edhe Ismeti qysh më 27 mars të vitit 1989, iu shtuan përditë dëshmorë të rinj, të cilët me gjakun e tyre çelikosen themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe në fillim verën e vitit 1999, vetëm pak muaj pasi ishin bërë dhjetë vjet nga rënia e Ismetit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, triumfalisht marshoi në gjithë Kosovën dhe asaj ia solli lirinë si flladin e ëmbël të pranverës, si rrezet e ngrohta të diellit, si buzëqeshjet e ëmbla të fëmijëve….