Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, në organizim të Shoqatës Kroate e të Burgosurve Politikë Kroatë, Klubit të Grave Shqiptare „Mbretëresha Teutë“ në Kroaci, Qendrës Dokumentare Informative dhe Klubit Kroat, në Zagreb u mbajtë një simpozium kushtuar Nderit të Kombit, Adem Demaçi.
Në simpozium morën pjesë emra të njohur kroatë të fushës së shkencave shoqërore, miqë dhe bashkëvuajtës të Adem Demaçit nga Kroacia dhe nga Kosova, ambasadori Republikës së Kosovës në Kroaci Gëzim Kasapolli, konsullja e Republikës së Kosovës në Zagreb, zonja Ifete Çeku etj.
Simpoziumin e hapi Zdravko Vlladanoviq, jurist i diplomuar, i cili pas një fjale të shkurtër në të cilën e dha arsyetimin se pse ka qenë e nevojshme të mbahet ky simpozium, fjalën ja dhe Prof. Dr. Zvonimir Sheparoviqit, profesor i të drejtës ndërkombëtare, ministër i jashtëm i Kroacisë në qeverinë kroate të vitit 1991 dhe më vonë ambasador i Republikës së Kroacisë në OKB, tani anëtar i shoqatës ndërkombëtare të viktimologëve dhe i shoqatës së viktimologëve të Kroacisë, autor i shumë librave mes të cilave edhe i librit Kosovo žrtva : studija i dokumentacija o stradanjima, Zagreb, 1991 (Kosova Viktimë – studime dhe dokumente mbi mbi vuajtjet, Zagreb 1991) si dhe i shumë punimeve tjera shkencore.
Prof. Shepareviq pas fjalës së tij të mbajtur në formë të një hyrjeje, në të cilën me notat më të larta e vlerësoi figurën e Adem Demaçit tha se ai jo vetëm simbol i rezistencë e luftëtarit për liri, por ka qenë edhe shembull frymëzimi jo vetëm për shqiptarët, por shembull frymëzimi ka qenë edhe për neve kroatët dhe shumë popuj tjerë të botës, të cilët kanë vuajtur nga shtypja dhe mjerimi. Duke u ngritur në këmbë bëri thirrje që me një minut heshtje të nderohet emri dhe vepra e Adem Demaçit.
Pas Profesor Sheparoviqit, fjalën e mori ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, zoti Gëzim Kasapolli, i cili i falenderoj organizatorët e kësaj ngjarjeje dhe të pranishmit.
Dr. Flora Brovina deputete në parlamentin e Kosoveës tha se Adem Demaçi është heroi im, heroi i popullit tim, i cili u shndërrua simbolin e rezistencë së një kombi pa liri, u shndërrua në simbol të dashurisë, frymëzuesit të rinisë, i luftëtarit kundër gjenocidit e urrejtjes. Më tutje zonja Brovina kujtoi se në ditën kur Kosovës i ishte hequr autonomia në një bisedë, Dr Lang e kishte pyetur se ç’mendim kishte për Adem Demaçin. „Ai është heroi im, heroi i popullit tim“ , – i thash, unë atij duke e pyetur nëse ishte vetëm Mandela heroi i tij i luftës kundër apartheidit, në të cilën ai i ishte përgjigjur se Adem Demaçi ishte mandela i Evropës dhe së shpejti do ta vizitonte në Burgun e Stara Gradishkës. E luta që të ia përcillte dashurinë tonë të madhe, t’i thonte se e duam shumë dhe se e presim që të luftojmë bashkë. Atij i duhet liria jashtë kazamateve Jugosllave e mbi të gjitha liria e Kosovës. I thas le t’i thotë se kosova është një burg i rëndë në të cilin gjendemi të gjithë ne“. Adem Demaçi ishte shkrimtar dhe ai mund të bënte karrierë në letërsi, por ai e kuptoj se arma e tij ishte fjala. Këtë e dëshmoi edhe në ditën e pranimit të çmimit Saharow, kur tha se sipas Biblës, e para ishte fjala, prandaj e para është fjala, është fjala e lirë si hap i parë i domosdoshëm i demokracisë, dhe falë fjalës së lirë ju e kuptuat të vërtetën e hidhur për shqiptarët në Jugosllavi.“
Shenida Bilalli, kryetare e Shoqatës së Grave Shqiptare „Mbretëresha Tetutë“ në Kroaci, e cila ishte bashkëorganizatore e këtij simpoziumi dhe moderatore tha: Posa jam ftuar nga Prof Jurçeviq që të jem bashkë me Shoqatën e Grave Shqiptare „Mbretëresha Teutë“ në Kroaci, bashkorganizatore e këtij simpoziumi, kushtuar Adem Demaçit në ditën Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, jam e gëzuar Profesori Jurçeviq që në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të njeriut, jam gëzuar dhe i kam thënë i kam thënë po, për Adem Demaçin dhe për çdo viktimë tjetër do të jem këtu dhe e gatshme! Ne shumë shpejtë jemi pajtuar ngase njihemi edhe nga kohërat e kaluara dhe kjo nga viti 1990 kur kam qenë studente në Universitetin e Zagrebit për rexhi dhe gazetari e pastaj në kohën kur në radiotelevizionin kroat kam punuar si gazetare e në kohë më të vështira.
Jam e gëzuar që sot këtu janë ulur së bashku njerëzit e mrekullueshëm që kanë dhënë kontribut për pavarësimin e Kroacisë dhe për pavarësimin e Kosovës, për çka janë dhënë shumë viktima, numri i të cilave asnjëherë nuk ka për t’u ditur.
Hydajet Hyseni ishte folësi i radhës, i cili në fillim të fjalës së tij tha: „Sot na ka mbledhur Adem Demaçi dhe miçët e Demaçit. Adem Demaçi krahas tjerash ka qenë edhe udhëheqësi dhe inspiruesi më i mirë e më i denjë i atdhetarëve të Kosovës e më gjërë“. Duke folur për jetën dhe veprën e Demaçit, Hydajet Hyseni foli edhe për burgosjn e dënimin e tretë të tij, për të cilin tha se Adem Demaçi në fjalën përfundimtare para gjyqit tha se po e dënonin krejtësisht të pafajshëm dhe pa asnjë argument“, duke shtuar: „Nëse Serbia e Jugosllavija nuk i qojnë duart nga okupimi i Kosovës, atëherë nuk do të ketë paqe as në Jugosllavi e as në Serbi. Nëse Serbija vazhdon politikën e tillë kundër shqiptarëve, një ditë ajo do të bëhët shkaktare e shkatërrimit të Jugosllavisë dhe në fund do të mbetet edhe pa Kosovën“, tha tutje Hydajet Hyseni, duke e paraqitur figurën prej largepamësi të Adem Demaçit.
Marko Grubishiq, kryetar i Shoqatës të të Burgosurve Politikë Kroatë, në cilësinë e bashkorganizatorit dhe folësit,, pas fjalës së tij përshëndetëse foli si për Adem Demaçin, ashtu edhe për të burgosurit tjerë shqiptarë e kroat dhe bashkëpunimin e miqësinë e tyre, të kalitur nëpër burgjet jugosllave.
„Në vitin 1982 kur jam burgosur, ende pa u takuar realisht me ndonjë shqiptar, më ka takuar UDB-ja e cila pos pyetjeve të shumta për kontaktet me veprimtarët kroatë e me klerin, më ka pyetur edhe për kontaktet me „nacionalistët e separatistët shqiptarë“, të cilat realisht do t’i takoja dhe do t’i njihja më vonë, përmes të cilëve edhe Adem Demaçin.
Takimi i parë direkt me ta ka qenë kur nga paraburgimi në Petrinjska 12, nga qendra e Zagrebit më kanë deportuar në Lepogllavë. Pasi m’i lidhën duart me zinxhirë, më futën në një furgon me 6-7 veta, me duar të lidhura me zinxhirë, fytyrat e të cilëve, edhe pse në gjysëmterr, dukeshin të zbehta.. E kam kuptuar se këta ishin atdhetarë shqiptarë që deportoheshin nga burgu i Gospiqit, ku kishin pe¨rjetuar tortura të rënda, në atë të Lepgllavës. Pas kësaj, në burgun e Lepogllavës shumë është folur për mikun tonë të dashur, Adem Demaçin i cili jetën e tij me punën e sakrificën e vetë e ka shndërruar në mit, në legjendë. Adem Demaçi ka qenë njeri, me të cilin kur takoheshe nuk mund të ishe indiferent, njeri i cili ndikimin e ka pasur të jashtëzakonshëm që në takimin e parë. Në burgun e Lepogllavës, Adem Demaçi ka qenë temë e përditshme, ndonëse ai atë kohë ka qenë në Stara Gradishkë. Vetë emri i tij kishte ndikim të jashtëzakonshëm te bashkëkombasit e tij dhe filloj të bëhej shembull edhe për neve.
Më tutje Marko Grubishiq e shprehi indinjatën e tij që asnjë njeri, me përjashtim të dy personave të denuar nga gjykata gjermane me burgim të përjetshëm për vrasjen e Stjepan Gjurekoviqit nuk është denuar për krimet e bëra mbi popullin kroat e mbi popullin shqiptar. Për fatin e keq nuk ka pasur të dënuar as në Jugosllavi e as në shtetet tona, në Kosovë e në Kroaci nga radhët e UDB-së.
Duke e përfunduar fjalën e tij, Marko Grubshiq tha se figura e Adem Demaçit i mori përmasat e mitit, të legjendës, dhe si e tillë duhet të na shërbej si shembull se si duhet dashur atdheu dhe si duhet sakrifikuar për popullin e atdheun!
Ibish Neziri ish i burgosur politik dhe bashkëvuajtës i Adem Demaçit në burgun e Stara Gradishkës u paraqit me dy kumtesa. Në kumtesën e parë solli kujtime për Adem Demaçin nga burgu i Stara Gradishkës në peridhën dhjetor 1982 – nëntor 1986 ku në një segment të fjalës së tij, duke folur për shetitjet në burg tha se këto Demaçi nuk i la shëtitje të zakonshme, sa për të thithur pak ajër të pastër, por i shndërroi në orë mësimi, ligjëratash e diskutimesh. Thënë shkurt, burgun e Stara Gradishkës e shndërroi në universitet. Historia, filozofia, gjeografia e atdheut, marrëdhëniet ndërkombëtare, teori të ndryshme filozofike dhe sociologjike, të drejtat e njeriut dhe të drejtat kombëtare ishin temat e bisedave që zhvilloheshin gjatë shëtitjeve. Tutje Neziri tha: „Të rinjtë shqiptarë që mbajtën dënimin në burgun e Stara Gradishkës ishin me fat, sepse ishin pranë njeriut, të cilin gjithnjë e kishin pasur shembull, idhull, simbol të luftës për liri dhe bashkim. Ata u rritën më shumë, u arsimuan më shumë, ndonëse aty diploma nuk kishte. U pjekën më shumë dhe në pjekjen e tyre padyshim se roli i Adem Demaçit ishte shumë i madh. Ai aty ishte shembull jo vetëm për të burgosurit politikë shqiptarë, edhe për të burgosurit tjerë, pavarësisht delikteve dhe përkatësive etnike. Ishte shembulli më i mirë i luftëtarit për liri që mund të paramendohej.
Në kumtesën e dytë foli trajtimin e 75 të burgosurve politikë shqiptarë në burgun e Gospiqit në periudhën nga nëntori i vitit 1981 deri në dhjetorin e vitit 1982 përmes të cilit kishin kaluar përmes torturave më të rënda që mund të paramendohen, të cilat më vonë i vërtetoj edhe studjuesi Jure Jurçeviq, ushëheqës i Qendrës Dokumentare dhe Informative të Kroacisë
Anto Kovaçeviq, doktor i Filozofisë, i diplomuar dhe doktoruar në Universitetin e Vienës, ish i burgosur plitikë, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Kroatë dhe i Shoqatës së të burgosurve politikë, e ish deputetë, i cili kur në parlamentin kroat është thënë se „shqiptarët janë çështje e brendshme e Serbisë është ngritur dhe ka thënë: „Jo, shqiptarët nuk janë çështje e brendshme e Serbisë ngase fati i secilit shqiptar është edhe fati i secilit kroat. Në mënynë e Millosheviqit sot janë shqiptarët, nesër do të jenë kroatët dhe pastaj do të vijnë edhe muslimanët“, gjë që nuk mbeti edhe me këtë rast pa u përmendur. Ai pasi përshëndeti në gjuhën shqipe, përshëndetje të cilën e kishte mësuar në burgun e Zenicës nga të burgosur politikë shqiptarë, vazhdoj në kroatisht: „Me shumë kënaqësi e kam pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë ngjarje, dhe për këtë i kam pasur tri arësye. Së pari Adem Demaçi është mik imi. Duke e njohur mirë Adem Demaçin e veprën e tij mund të them se Adem Demaçi nuk ka qenë nacionalist, por ka qenë një xhentëlmen, në zemrën e të cilit nuk ka pasur vend për urrejtje, por duke u mbështetur në bazat themelore të Revolucionit Francez „Liri, barazi, vëllazërim“ ka qenë i gatshëm që ato që i ka kërkuar për popullin e vetë, të ia ofroj secilit popull tjetër. Së dyti për shkak se shqiptarët janë të parët që kanë filluar në Jugosllavi luftën për të drejtat e njeriut, për të drejtat sociale dhe për të drejtat nacionale e liri të popullit të vet dhe së treti shqiptarët dhe kroatët dy nga popujt më të vjetër në këto hapësira asnjëherë në histori nuk kanë luftuar kundër njëri tjetrit, madje në këngët popullore i kemi të ruajtura faktet dhe traditat se që nga heret, që nga koha e Skënderbeut të lavdishëm kanë luftuar përkrah njëri tjetrit nën të njëjtin flamur. As shqiptarët e as kroatët asnjëherë nuk guxojnë të harrojnë se as në ish Jugosllavi e as në Serbi nuk ka pasur asnjë ideologji tjetër pos asaj të shkatërrimit të popullit shqiptar, të popullit kroat dhe të popullit musliman.
Njeriu i cili në mënyrë të qartë e ka ngritur zërin kundër gjithë kësaj ka qenë Adem Demaçi, me të cilin shpeshherë kemi biseduar pikërisht për këto çështje. Adem Demaçi në mënyrën e një profeti iu ka thënë gjyq se nëse vazhdojnë kështu do ta shkatërrojnë Jugosllavinë dhe do ta humbin Kosovën, gjë që edhe ndodhi.
Adem Demaçi ishte njeri shumë i madh, jashtëzakonisht i madh dhe përderi sa të këtë frymë mbi tokë, kujtimi i tij do të jetoj. Duke e përfunduar fjalën e tij, në të cilën evokoj kujtime nga bisedat me Demaçin tha: „Unë sot jam shumë i kënaqur që jam mes jush, që ndaj fatin e njejtë me juve ngase ne jemi vëllezër dhe do të jemi vëllezër!“
Profesori Jurçeviq, ideatori i kësaj veprimtarie dhe njëri prej organizatorëve në fjalën e tij tha se lufta më e pamëshirshme është bërë kundër shqiptarëve dhe kroatëve në ish Jugosllavi edhe pse ende krejt nuk kam mundur dhe nuk mundem t’i di, sidomos thellësitë e të këqijave që kanë ndodhur mbi neve dhe fatin tonë dhe mbi fatin e të burgosurve politikë kroatë e shqiptarë, përfshirë edhe fatin e atyre nga burgu i Gospiqit, për të cilin sot këtu dëgjuam fakte rrënqethëse, për të cilin përgjegjës është, ashtu si dëgjuam këtu, hegjemonizmi serb. Qëllimi i këtij simpoziumi nuk ishte që ne të flasim këtu, por këto t’i themi që të ia bëjmë të njohur gjeneratave të reja. Ne, të dy palët kemi dhënë mjftëviktima, por ato që i ka bërë Adem Demaçi, dhe për të cilin u tha se është simbol i rezistencës dhe lirisë së Kosovës, kjo është sekondare, ngase ashtu si u dëgjua sot këtu, Adem Demaçi është vlerë univerzale e njerëzimit dhe aq sa është simbol i shtetësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, po aq është edhe simbol i kroatëve dhe shtetit kroat. Adem Demaçi siç u dëgjua këtu, e ka pasur edhe pasaportin e parë pasaport të Kroacisë, çka do të thotë se ka qenë edhe shtetas i Kroacisë prandaj ai është edhe shprehje e vuajtjes kroate, është vlerë universale e njerëzimit.
Unë Adem demaçin më së miri e njoh nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, të cilat vërtetojnë se gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në burg ka qenë i mbuluar nga bashkëvuajtësit e tij shqiptarë dhe kroatë. Po e pe¨rfundoj duke thënë edhe një herë se Adem Demaçi nuk është vetëm vlerë e shqiptarëve, por është vlerë e njerëzimit dhe ne duhet të jemi krenar se ai është shqiptar, është themel i pavarësisë së Kosovës, por edhe i pavarësisë së Kroacisë.